Shtyhen dy ndeshje të Premierligës, pritet të luheshin në vikend
BKT
Sport

Shtyhen dy ndeshje të Premierligës, pritet të luheshin në vikend

Federata Angleze ka marrë vendim të shtyej edhe dy ndeshje të tjera në Premierligë.

Sfida mes Wolves-Watford dhe Liverpool-Leeds janë shtyrë për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19.

Leeds ka regjistruar pesë raste pozitive, konfirmoi klubi, duke thënë se të gjithë individët ishin asimptomatikë, transmeton Indeksonline.

Me Covid nuk i ka punët mirë as Liverpoolit pasi që tre yjet të skuadrës janë të infektuar me virus.