Prokuroria konfirmon: Byroja e Sigurimeve po hetohet nga krimet e rënda
BKT
Lajme

Prokuroria konfirmon: Byroja e Sigurimeve po hetohet nga krimet e rënda

Prokuroria Themelore ka konfirmuar se e nga Prokuroria Speciale ka pranuar lëndën që është regjistruar në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe janë duke u grumbulluar informacione që kanë të bëjnë me kontrata të nënshkruara nga drejtori aktual i Byros Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Sipas rregullores, Banka Qendrore e Kosovës obligohet që Byroja të menaxhohet nga persona që nuk kanë probleme me ligjin. Vet drejtori Mazreku vitin e kaluar vazhdimim e kontratave e kishte kushtëzuar me dëshmin e të qenit ose jo nën hetime.

Bëhet fjalë për kontratën e nënshkruar me kompaninë ‘Quantix’ që në 2018-tën për sistemin ‘antimashtrim’ dhe polisat me nënshkrime të falsifikuar që janë dërguar në qeveri për kompensim.

"Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13.10.2021, ka pranuar lëndën nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila është regjistruar në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Prokurori shtetit, më 22.10.2021, ka paraqitur kërkesë për grumbullim të informatave Policisë së Kosovës, andaj, ju njoftojmë se aktualisht lënda është në fazën e hetimeve në procedurë parapenale", tha Laureta Ulaj, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Konfirmimi nga ana e Prokurorisë erdhi pas pyetjeve drejtuar këtij institucioni dhe informatave nga Policia e Kosovës.

Prokuroria është pyetur për kontratën me kompaninë ‘Quantix’ në shumën prej mbi 100 mijë eurove të nënshkruar që nga viti 2018, kontratë e cila nuk është realizuar dhe nuk ka përfillur fare afatet kontraktuale të cilat specifikonin se sistemi antimashtrim duhej të dorëzohej brenda 1 viti.

Nga koha e nënshkrimit të kontratës kanë kaluar më shumë se 3 vjet dhe nuk ka pasur asnjëherë kërkesë që kompania të dorëzojë punën e kontraktuar apo t’i kthejë paratë për mosrealizimin e kontratës.

Për më tepër, të njëjtës kompani i janë besuar dhe kontrata të tjera.

Gjithashtu, dhe polisat me nënshkrime të falsifikuara nga ana e zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit, të cilët kanë nënshkruar në vend të mërgimtarëve dhe të njëjtat polisa janë dërguar për kompensim në Qeverinë e Kosovës.

Hetimet nga Prokuroria nuk janë komentuar nga ana e mbikqyrësit të BKS, Bankës Qendrore të Kosovës, edhe pse u janë dërguar pyetje prej disa ditësh.

Sipas nenit 24 të ligjit mbi sigurimet, BQK-ja është e obliguar të verifikojë drejtuesit nëse e përmbushin kushtin për të qenë të përshtatshëm dhe të duhur për të ushtruar pozitat e larta në Byron Kosovare të Sigurimit.

Saktësisht, ky nen kërkon që drejtuesit e BKS-së të jenë të pastër në raport me ligjin dhe të mos hetohen për vepra penale.

Një vit më parë, drejtori aktual i BKS-së, Sami Mazreku, pati kërkuar nga të gjithë punëtorët dëshminë që nuk janë nën hetime, kriter ky, sipas tij, i domosdoshëm për t’ia vazhduar ose jo kontratën punëtorëve tjerë të BKS. /RTKLIVE/


MË SHUME NGA Lajme