Tirana mposht Partizanin
Tirana ia ka dalur të triumfojë ndaj Partizanit. Ndeshja është mbyllur me shifrat 2-1.
Një gol i Përgjonit në pjesën e parë dhe një tjetër i Xhixhës në minutat e fundit shtesë, zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të “të kuqve” me Stenio Junior dhe i dhanë një tjetër 3-pikësh Tiranës, që mbyll vitin në krye me 33 pikë, 5 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.
Në fushë gjithçka ishte perfekte, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë, që ofroi përkrahje gjatë gjithë 90-minutëshit, por nuk i kurseu tymueset, flakadanët dhe sendet në fushë, duke detyruar arbitrin kryesor të ndërpresë lojën të paktën katër herë, transmeton SS.
Pikërisht derbi i kryeqytetit ishte edhe shfaqja e fundit futbollistike për vitin 2021 në vend, në pritje të një viti tjetër, pse jo më emocionues e më spektakolar se ky që lamë pas.























