Anwar Hadid fotografohet për herë të parë që pas ndarjes nga Dua Lipa
BKT
Magazina

Anwar Hadid fotografohet për herë të parë që pas ndarjes nga Dua Lipa

nwar Hadid ishte në humor të mirë pasi u pa për herë të parë që kur u zbulua se ai dhe e dashura Dua Lipa po ndaheshin.

Modeli 22-vjeçar u pa në Hollywoodin Perëndimor, duke u shoqëruar me një mik në një pasdite të së enjtes me shi, shkruan DailyMail.

Djali i Yolanda Hadid ishte në humor të mirë vetëm disa ditë pasi u zbulua për herë të parë ndarja, pas më shumë se dy vitesh lidhje.

Anwar u pa i veshur me një bluzë gri të errët nën një triko ngjyrë kafe, ndërsa ai u pa me një mik teksa shiu filloi të binte në Los Angeles.

Për daljen e tij pasdite të së enjtes, ai kishte vënë edhe një gjerdan të vogël me ngjyrë kafe dhe një rrip të zi.

Anwar kompletoi pamjen e tij me një palë këpucë të zeza teksa rrinte me mikun e tij në një ditë të rrallë me shi në Los Angeles.

Dalja e së enjtes ishte hera e parë që Anwar u pa në publik që kur u zbulua në fillim të kësaj jave se ai u nda me këngëtaren me prejardhje shqiptare Dua Lipa.

Çifti filloi lidhjen në muajin qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media si Deux Moi të hënën se gjithçka mes tyre kishte përfunduar.

Kishte raportime se çifti ishte ‘në krizë’, me burime që pretendonin se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë për shkak të orareve të tyre të ngjeshura të punës.

Çifti hodhi idenë për t’i vënë frenat romancës së tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh bashkë po rezulton e vështirë.

“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është në krizë”, tregoi një burim pranë çiftit.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi për Revistën People të enjten se ata janë ‘aktualisht në një pushim’ pas më shumë se dy vitesh lidhje.

Burimi i brendshëm pohoi se çifti aktualisht janë duke ‘i kuptuar gjërat tani’ dhe ‘duke kaluar kohë të ndarë’. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Magazina