13:19 / 24.12.2021
Mashtrimi përmes "Call Centerave", arrestohet administratori izraelit
Rafael Genish është administratori i Call Cenetrit i cili është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik.
Ditën e sotme, Policia ka shoqëruar 60 persona për mashtrim me "Call Centera."
Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik dhe me pasoja të rënda, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe shtetas të huaj.
Bëhet fjalë për Call Centera që funksionojnë si bursë (forex). Është një hetim që ka nisur muaj më parë, në bazë të disa shqetësimeve që janë paraqitur në Prokurori dhe Policinë Shtetit./oranews























