Rama: Ata që nuk e kalojnë vettingun të pezullohen në vend
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë ata prokurorë dhe gjykatës që nuk e kanë kaluar vettingun duhet të pezullohen në vend.
Kreu i qeverisë u shpreh se ka ende gjyqtarë që marrin vendime të kundërligjshme vetëm pak para se të shkarkohen nga vettingu. Ai solli rastin e një gjyqtareje që ka penguar punën për ndërtimin e qendrës së fëmijëve, duke kërkuar që ajo të thirret nga SPAK.
“Ne mendojmë që gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e kanë kaluar vettingun, që marrin vendime haptazi kundër ligjit duhet të pezullohen në vend.
Kemi pasur disa raste flagrante në kohë, që nga rastet e rishikimit të dënimeve të monstrave që kanë tronditur Shqipërinë deri tek ata që kanë tjetërsuar pronat.
Po ju jap një rast sot për ilustrim. Angazhohet qeveria e Shqipërisë për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve, me një teatër kukullash, përcaktojmë vendin këtu tek ish garda, marrim të dhënat e pronës, prona është e jonë e shteti. Bëjmë projekt japim financimin dhe cfarë ndodh? Në momentin që jemi gatim, na del që një gjykatëse ka bërë sigurim padie për një subjekt provat që i ka humbur të gjitha gjyqet me pretendimin se kjo pronë është e tija. Kjo gjykatëse e jep këtë vendim një javë para se të largohet nga vettingu. Këtu janë dy komponentë.
E para kjo gjykatëse duhet të thërritet nga SPAK sot, sic duhet të thirren të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vettingun. Këta njerëz dufohet të shkojnë para gjyqit, sepse kanë grabitur njerëzit. Ka të tjerë akoma që bëjnë akte të tilla. A duhet që ne ta shtyjmë nismën që këta të pezullohen automatikisht kur marrin vendime të tilla”, tha kreu i qeverisë./panorama.al























