Skandali i pagave, merren në pyetje ekspertë të IT së AKSH, ISSH dhe DPT
Në vijim të hetimit për publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje disa ekspertë të teknologjise së informacionit të punësuar pranë Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve.
Gjithashtu prokuroria po kryen ehe ekspertimin e kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.
Lista me emra, numrat e kartave ID, pagat, pozicionin e punës dhe të dhëna të tjera, është marrë me “Excel” nga persona qe sipas dyshimeve te prokurorise kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna.
Këta persona e kanë shpërndarë përmesaplikacionit “WhatsApp”- në këtë formë lista ka përfunduar në duart e qindra personave.
Prej 72 orësh tashmë kjo listë u bënë publike me të dhënat e pagave, për muajin janar 2021, ndërsa ditën e enjte u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill./rtsh























