14:05 / 24.12.2021
Presidenti i federatës nigeriane: Kemi kontaktuar edhe Mourinhon
Një lajm surprizë vjen nga Nigeria: presidenti i federatës së futbollit ka treguar se ka kontaktuar José Mourinhon, duke i propozuar postin e skuadrës kombëtare nigeriane.
“Kemi folur me tre trajnerë të mëdhenj, mes të cilëve edhe Mladen Krstajic, që ka fituar në Izrael. Po bëjmë ç’është e mundur dhe mund të them që kemi folur edhe me Mourinhon. Ka biseduar edhe Ministri i Sporteve dhe nuk ka asgjë të keqe për ne”, ka thënë Amaju Pinnick për të përditshmen “This Nigeria”.
Nigeria po kërkon të gjejë një trajner të ri, për të zëvendësuar Gernot Rohr. Mes emrave të lakuar është edhe ai i José Peseiro, portugezit që deri në gusht ishte në krye të kombëtares së Venezuelës.























