17:17 / 24.12.2021
Skuadra legjendare turke projekton rikthimin e bujshëm të Joachim Low
Joakim Low mund të kthehet në drejtimin e një skuadre shumë shpejt. Tekniku gjerman kërkohet nga në Turqi nga skuadra e Fenerbaçes
Nëse ky operacion do të kryhet me sukses atëherë do kemi të bëjmë me një rikthimi të 61 vjeçarit në Turqi. Ai ka drejtuar Fenerbaçen në sezonin 1998-99, ku përfundoi në vendin e tretë në kampionat, transmeton "albeu".
Sipas mediave klubi turk po mundohet të bindë trajnerin të marrë drejtimin e ekipit. Fenerbaçe sheh tek Lëv profilin e duhur pasi drejtuesit duan një trajner të huaj.
Gjermani për momentin është pa ekip pasi mbylli karrierën e suksesshme nën drejtimin e kombëtares, ku spikat fitorja e Botërorit në vitin 2014 në Brazil.























