190 rekrutët e rinj të FSK-së u betuan para komandantes supreme
Pas shumë stërvitjeve e trajnimeve psiko-fizike po dalin para eprorëve të tyre.
190 rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë të Kosovës u betuan para komandantes supreme, presidentes Vjosa Osmani Sadriu dhe të parit të FSK-së, gjeneral Bashkim Jasharit.
Qysh në fillim të ceremonisë, dëgjohet edhe himni shtetëror.
Shefja e vendit iu drejtua ushtarëve të rinj, se me këtë rekrutim po përmbyllet një viti i suksesshëm i ngritjes së FSK-së. Ajo tha se me misionet e tyre në Kuvajt, e bashkëpunimet me aleatët ndërkombëtarë, tregojnë profesionalizmin e FSK-së.
"Ne jemi krenarë që forcës tonë cdo ditë po i shtohën radhët teksa ajo u shëndrrua në kontribuese të paqës por edhe partnere serioze të ushtrisë së SHBA've por edhe partnerëve të NATO"së, pjesë së cilës, synojmë një të ardhme të ndritur të forcës sonë". "Uroj që në vitin që po hyjmë krahas forcave aleate sërish të jenë në misione të tjera ndërkombëtare ku do ta ngrejnë lartë FSK'në, shtetin tonë dhe flamurin e republikës sonë", tha Vjosa Osmani.
Mbështetje në çdo formë dhe kushte më të mira u premtoi edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.
Qeveria jonë iu premton me ndërgjegjien më të lartë se do të punojmë me perkushtim të plotë për ti siguruar të gjitha kushtet tuaja dhe ju duhet ti premtoni vetes se do ti kaloni cdo herë mundësitë tuaja dhe kufijtë tuaj në fuqi e intelegjencë, imagjonin më të mirën e vetës dhe të tjerëve atëherë cdo mision do të jetë i qartë për ju.
Pas ceremonisë familjarët u afruan për t’i uruar djemtë dhe vajzat e tyre për rrugëtimin e ri jetësor.
E ushtarët e rinj, kanë mesazhe të forta për detyrën që kanë zgjedhur.
"Kam pas një ndjesi të vecantë, kam pasur ndjenja krenarie, duke e bërë mendë mundin e gjithë dëshmorëve e martirëve që na sot ta veshim këtë uniformë do të jap gjithcka nga vetja me sakrifiku për atdheun duke mos kursy jeten time" thotë Arlind Zabeli- Ushtarë.
"Është një ndjenjë e papërshkruar, ka qenë ëndrra ime të bëhen ushtare e republikës së kosovës. është ndjenjë e papërshkrueshme" thotë Diellza Morina- Ushtare.
Në fund, edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i uroi ushtarët e rinj për rrugëtimin e tyre të ri.























