Dy të vdekur në një aksident trafiku në Klinë
BKT
Lajme

Dy të vdekur në një aksident trafiku në Klinë

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi.


MË SHUME NGA Lajme