Rriten prurjet në Kaskadën e Drinit, prodhimi mbi 11 mijë MWh
BKT
Shqipëri

Rriten prurjet në Kaskadën e Drinit, prodhimi mbi 11 mijë MWh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar rritje, ndërsa prodhimi është 11.200 MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 885 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 273.82 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.78 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m.

Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.06 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 470 m3/s, në HEC-in e Komanit 390 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 25 m3/s

Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e Kaskadës llogaritet 11200 MWh. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri