Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
.Ermal Meta, drejtues i projektit "PRISHTINA.PHOTOS" dhe Donjeta Metjani, koordinatore, do të flasin për "Prishtina N'Shpi", libri i kujtimeve nga vala e parë e pandemisë, lansimin e garës së dytë të fotografisë "Prishtina n'Festë".
Për zgjerimin e aktivitetit në Kosovë të qendrës "Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur dhe për promovimin dhe afirmimin e vlerave të veprimtarisë çlirimtare, do të flasin, Xhevat Bislimi, kryetar i shoqatës "Lëvizja" dhe Bardhyl Mahmuti, Kryetar i qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”.
Për premierën e shfaqjes "Marksistët e Leninistët e Zvicrës" do të flas, Besim Ugzmajli, drejtor artistik i Teatrit “Adriana”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























