19:46 / 28.12.2021
Mbappe ‘shuplak’ madrilenëve: Nuk do t’i bashkohem Realit në janar
Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për ‘CNN’ duke folur edhe një herë për të ardhmen e tij.
23-vjeçari ka mohuar zërat për një transferim të mundshëm tek Real Madridi në janar.
“Jo, nuk do të bashkohem me Real Madridin në janar. Në janar nuk ndodh”, është shprehur francezi.
Ai gjithashtu ka theksuar së është i lumtur në PSG dhe do të jap gjithçka për skuadrën franceze për të fituar të gjithë titujt e mundshëm.
“Unë jam në Paris Saint-Germain, jam shumë i lumtur dhe do ta përfundoj 100% sezonin si lojtar i PSG-së. Do të jap gjithçka për të fituar me Parisin të gjithë titujt këtë vit”, është shprehur ndër të tjerash francezi.























