09:35 / 29.12.2021
Rama thirrje të rinjve: Bëhu pjesë e FA-së
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rejave dhe të rinjve shqiptarë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zoti Rama ka postuar nismën e rekrutimit të profesionistëve të rinj që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Kreu i qeverisë vlerëson se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të Shqipërisë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë./rtsh























