Pandemia globale, Shqipëria, ndër 5 vendet e para në botë për optimizëm
BKT
Shqipëri

Pandemia globale, Shqipëria, ndër 5 vendet e para në botë për optimizëm

Edhe pse pandemia globale ndikon ende në shpresat, frikën dhe pritshmëritë e botës, përsëri ka dallime të rëndësishme sipas rajonit dhe secilit vend.

Sondazhi "Fundi i Vitit" tradicional që nga 1979 vendosur për Indeksin e Shpresës, Indeksin e Lumturisë dhe prirjen e pritjeve të situatës ekonomike, tregon një shpresë të përmirësuar në fund të 2021, megjithëse nuk arrin nivele të larta të matura disa vite më parë.  Përkundrejt një optimizmi total prej 38 % e popullsisë së botës për 2022, Shqipëria tregon 70%, duke u renditur e dyta pas Indonezisë. 
Sipas INDEX-it të shpresës 5 optimistët kryesorë në botë janë: Indonezia (+72), Shqipëria (+65), Azerbajxhani (+53), Nigeria (+51), Meksika dhe Vietnami (të dyja me rezultat neto +47).
Top 5 pesimistët janë Turqia (-34), Bullgaria (-34), Afganistani (-32), Polonia (-30) dhe Republika Çeke (-25).

Për sa i përket rajoneve Evropa, Rusia dhe Lindja e Mesme priren të jenë më pesimiste, ndërsa vendet në Azi, për shembull, duken të jenë më optimiste.  Turqia është një rast unik me një rritje rekord të pesimizmit.

Ndërsa Pritmëritë për ekonominë tregojnë ankth në botë, Shqipëria renditet e pesta për treguesin optimist pas Nigerisë, Indonezisë, Vietnamit dhe Azerbajxhanit. 
Nga ana tjetër, pavarësisht pandemisë dhe vështirësive ekonomike, lumturia personale mbizotëron sipas një shifre 56 % e popullsisë së botës që e konsiderojnë veten të lumtur. Në këtët tregues Shqipëria renditet e treta me 74% pas Kolumbisë dhe , Kazakistanit.

Si shpesh, Amerika Latine, Afrika dhe Azia Lindore janë ndër vendet më të lumtura në botë.  Evropa, Lindja e Mesme dhe Rusia (përsëri, siç pritej) janë në anën më të zymtë.
Një analizë e shpejtë e të dhënave i referohet faktit se  Viti 2021 u shënua nga pritmëria që vaksinat do ta zgjidhin problemin.  Në fakt, përpara vitit 2022, perceptimi është se jemi më tepër në një situatë kronike pa një fund të qartë, konstaton sondazhi./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri