12:51 / 29.12.2021
Arteta rezulton pozitiv me Covid, humb ndeshjen ndaj Man Cityt
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me Covid.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit londinez, transmeton lajmi.net
"Mikel po izolohet në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe i urojmë mirë”, është thënë në komunikatën e klubit londinez.
Kjo është hera e dytë që menaxheri spanjoll infektohet me Covid, pasi ai kishte rezultuar pozitiv edhe në marsin e vitit të kaluar.























