Programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër, e enjte në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirja e parë, poetja Fatime Kalimashi do të flasë për botimet e vëllimet e saj të fundit, “LARGËSIA MOS T’NA NDAJË” dhe “DASHURI E BEKUAR”.
Kurse, i ftuari i dytë është Dr. Ilir Kurtishaj, onkolog dhe drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK. Ai do të diskutojë për trajtimet e pacientëve me kancer dhe si është situata me furnizimin me barna për trajtimin e kancerit në Kosovë.
Në pjesën e fundit t’emisionit është Tringa Kelmendi, studente e arkitekturës nga Londra, e cila do të flasë për projektin e saj me titull “Tringa’s Prints”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























