Schwarzenegger ndahet edhe zyrtarisht nga Shriver
BKT
Magazina

Schwarzenegger ndahet edhe zyrtarisht nga Shriver

Shriver depozitoi kërkesën e divorcit nga Schwarzenegger në vitin 2011 pas 25 vjet martese.

Aktori veteran i aksionit Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver, pinjolle e familjes së famshme Kennedy të politikës, kanë përfunduar së fundmi procedurat e tyre të divorcit, konfirmojnë burime të rrjetit Fox News.

66-vjeçarja Shriver kishte kërkuar fillimisht divorcin nga tashmë 74-vjeçari Schwarzenegger, në korrik 2011 duke cituar si arsye klishenë ligjore të “diferencave të parakëshillueshme.”

Mbyllja e divorcit të tyre Shriver e Schwarzenegger ishte penguar nga finalizimi i marrëveshjes së ndarjes së pronave.

Divorci i tyre u finalizua nga një gjykatës privat në fillim të muajit dhe më pas u nënshkrua nga një gjykatës në detyrë, sipas burimeve.

Divorci erdhi pas lajmit se aktori ishte bërë baba i një fëmije të jashtëligjshëm me kujdestaren e shtëpisë së çiftit Mildred Baena në vitin 1996. Schwarzenegger ka ruajtur tashmë një marrëdhënie me të birin Joseph, i lindur nga Beana.

Schwarzenegger e Shriver kanë së bashku katër fëmijë, djemtë Patrick e Christopher, dhe vajzat Christina e Katherine.

Me gjithë skandalin publik të 2011, Schwarzenegger e Shriver kanë ruajtur një miqësi dhe kanë kaluar disa festa familjare së bashku. Shriver ka qenë në datëlindjen e 73-të të Schwarzenegger së bashku me fëmijët në vitin 2020.

Schwarzenegger kishte shkruar për tradhtinë e tij në një libër kujtimesh, por Shriver kishte pritur deri mbarimin e mandatit të tij si guvernator në Kaliforni për të diskutuar çështjen./tch


MË SHUME NGA Magazina