MEPJ: Masat e reja për hyrjen e shtetasve në Malin e Zi
BKT
Shqipëri

MEPJ: Masat e reja për hyrjen e shtetasve në Malin e Zi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot për masat e reja për hyrjet në Malin e Zi.

Sipas MEPJ-së, duke filluar nga data 2 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

Me vërtetimin se personi ka kaluar COVID-19 (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

MPEJ shprehet se kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri