20:26 / 29.12.2021
Kërkon mbrojtësin e Manchester United: Napoli ka vetëm 48 orë kohë
Napoli është futur fuqishëm në garë për të marrë shërbimet e Axel Tuanzebe. Mbrojtësi që aktivizohet te Aston Villa, por është në pronësi të Manchester United është një nga alternativat e Spalletit për të zëvendësuar Kostas Manolas.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubet kanë nisur diskutimet dhe po tentojnë të mbyllin gjithçka brenda 48 orëve të ardhshme. Operacioni pritet të jetë një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Ajo që mungon është marrëveshja midis Manchester United dhe Napolit për shumën që duhet të paguhet nga klubi italian. Megjithatë, gjithçka pritet të mbyllet brenda 48 orëve nëse Tuanzebe do të jetë lojtari më i ri i Napolit ose jo.























