20:33 / 29.12.2021
Para marketit të tij, dy grabitës vranë me armë zjarri 68-vjeçarin Maloku
Flasin fqinjët e të ndjerit Ali Maloku i cili mbeti i vdekur naten e së Martes, ku dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, kishin dashur të plaqkisnin lokalin e tij.
Pasi që kishte rezistuar 68 vjecari, ata kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku pas plagëve të marra, kishte ndërruar jetë.
Edhe klientët e të ndjerit, dërguan lule tek lokali, ndërsa thonë se ka qenë njeri i respektueshëm.























