Rritet numri i të infektuarve te Torino
BKT
Sport

Rritet numri i të infektuarve te Torino

Pas Simone Verdit, te Torino kanë rezultuar edhe të tjerë pjestarë të ekipit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në mediat e saj sociale.

Në komunikatë lexohet se pas pushimeve të gjithë anëtarët e ekipit iu nënshtruan testit, ku dy prej tyre rezultuan pozitiv. Edhe pse nuk treguan se kush është infektuar konkretisht, bëhet fjalë se një nga dy të infektuarit është lojtar.

Sakaq, bëhet me dije se të dy të infektuarit janë të vaksinuar dhe nuk kanë shqetësime. Pjesa tjetër e ekipit ndërkohë nuk është karantinuar, por ka vazhduar rregullisht stërvitjen.