Alban Ramosaj përfundon performancën në natën finale të Fest’ 60
BKT
Magazina

Alban Ramosaj përfundon performancën në natën finale të Fest’ 60

Alban Ramosaj po ashtu është njëri nga artistët pretendent për të fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Derisa interpreton këmbë zbathur, këngëtari bëri një paraqitje skenike të mahnitshme në natën e sotme, finale.

Vokali i fuqishëm dhe interpretimi në formë të veçantë e ka bërë edhe më të admiruar nga publiku.

Në momentin kur përfundoi këngën, ai u prit ngrohtë nga audienca e me brohoritje të mëdha.

Ndërkohë që duhet theksuar se ka mbetur edhe pak kohë për të kuptuar fituesin e edicionit të sivjetmë.

Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” që do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali.

Fituesja e këtij viti ka qenë këngëtarja e mirënjohur Anxhela Peristeri, e cila renditi Shqipërinë në vend të 11-të.

Do presim edhe pak për të parë fituesin e natës së sotme.


MË SHUME NGA Magazina