11:26 / 30.12.2021
“Shqipëria buzëqesh”, 2 378 810 vaksinime anti-COVID deri tani
Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer në total 2 378 810 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
Vetëm ditën e sotme janë kryer 9526 vaksinime.
Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Gjithashtu vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, po vijon për të gjithë personat +18 vjeç./atsh























