11:53 / 30.12.2021
Barcelona “skuqet”, 3 raste të reja pozitive në ekip
Numri pozitiv i të infektuarëve me Covid-19 në Barcelonë është rritur.
Klubi katalanas me një postim të publikuar pak minuta më parë, ka komunikuar rastet e reja me Covid-19 të Sergino Dest, Philippe Coutinho dhe Ez Abde.
Të infektuarit në shtëpinë e Barcelonës janë rritur ndjeshëm dhe në një hark kohor shumë të shkurtër.
Kujtojmë se ditët e fundit rezultuan pozitiv Dembelé, Umtiti, Gavi, Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Balde.























