Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të ftuar do të jenë, Marigona Qerkezi, soprano, Arbër Krasniqi, këngëtar i muzikës rock, Ebru Jilta, këngëtare dhe Atletika Morina, koreografe, Tika Dance.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente, do të flas për temën "Klinika emergjente e gatshme për festat e fundvitit".

Me rastin e ditës së ndërrimit të moteve, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga kryeqyteti.

Festim Kabashi, drejtor i Televizionit të Kosovës, flet për programin festiv të RTK-së.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme