Vënie përpara drejtësisë gjykatësve e prokurorëve të korruptuar
BKT
Shqipëri

Vënie përpara drejtësisë gjykatësve e prokurorëve të korruptuar

SPAK duhet t’i japë qytetarëve një mesazh kuptimplotë lidhur me një nga principet dhe qëllimet e reformës në drejtësi.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët.

“Vënia përpara drejtësisë e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar që nuk justifikojnë pasuritë, nuk kalojnë Vetingun dhe kanë mospërputhje flagrante mes të ardhurave e pasurisë, pa u bërë kjo kredibiliteti i reformës në drejtësi në sytë e popullit do të jetë ende i ulët. Nga ana tjetër garancia që sistemi i takon përfundimisht popullit do të jetë shumë i ulët”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “shumë mirë adresimi i problemeve që lidhen me korrupsionin e përfaqësuesve politikë, të vazhdojnë por janë edhe dy komponentë të tjerë, komponenti që është i shkruar e zeza mbi të bardhë mbi rekomandimet e Komisionit Evropian, por unë nuk i referohem atyre rekomandimeve për shkak se nuk dua të thuhet se meqë thonë ata, por kjo na duhet ne, i duhet popullit, i duhet sistemit.

Më tej Rama tha se “një gjykatës që merr përsipër të bllokojë një vepër publike për fëmijët, mbasi ne angazhohemi me forca krijuese, financiare me program pune për ndërtimin e e një qendre kombëtare të fëmijëve, me teatër të ri kukullash, me skena artistike për fëmijët, me të gjithë ato komponentë që prindërit duan për fëmijët e tyre kudo dhe fëmijët e Shqipërisë, Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë meritojnë. Në një pronë publike nga ku lëvizin Gardën e Republikës për t’i hapur rrugë ndërtimit të kësaj qendre dhe bibliotekës së re Kombëtare dhe del gjykatësi, as një javë që të iki nga fshesa e Vetingut jep sigurim padije për pronën, pasi po ai gjykatës e ka rrëzuar kërkesën për siguri padije një vit më parë dhe të endet akoma lirisht rrugëve e të mos e merret e gozhdohet para drejtësisë.Këto janë gjëra alarmante”.

Komponenti tjetër, vijoi Rama, janë ata që abuzojnë me lirinë e sipërmarrjes.

Më tej Rama tha se “komponenti i pandëshkueshmërisë ende të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të provuar si të tillë që i ka pastruar Vetingu dhe enden të lirë është problem i madh moral është besimi i qytetarëve, shumëkush mendoi se Vetingu do të kryente procesin, por vetingu nuk është për të marrë gjykatësin është për ta hequr nga sistemi”.

“Sfida e riplotësimit të vendeve vakante që janë shumë, pasi pastrimi është i thellë është radikal, është një sfidë më vete”, përfundoi Rama./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri