Avdyli ndahet me Prishtinën
BKT
Sport

Avdyli ndahet me Prishtinën

Një tjetër futbollist është larguar nga skuadra e Prishtinës.

Bëhet fjalë për Florent Avdylin që ka konfirmuar se ka ndërprerë marrëveshjen me klubin nga kryqyteti me marrëveshje të dyanshme.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

 “Të nderuar,

Deshta te ju njoftoj se nga sot nuk do te jem më pjesë e K.F.  Prishtinës.

Falenderojë K.F. Prishtinën  që e respektojë dëshiren time për tu larguar dhe së bashku arritëm marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit. I falenderojë kryesin e klubit, bashkëlojtarët dhe tifozerin plisat për mbështetjen  duke i dëshiruar shumë suksese në  të ardhmen”, shkroi ai.