Halimi: Është nder dhe privilegj kur e përfaqëson kombin tënd
Portieri i FC Prishtinës, Betim Halimi ka folur për kohën që kaloi duke përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës.
Halimi në një intervistë për “Lajmi.net”, e cilësoi si një nga ndjenjat më të mira në jetë, atë ftesë, për të cilën tha se e meritoi.
“Ka qenë një nga ndjenjat më të mira për jetën time, është nder dhe privilegj kur e përfaqëson kombin tënd edhe besoj që e kam merituar sepse kam kaluar vërtet një sezon të jashtëzakonshëm me Olimpic”.
I pyetur se cilin e ka shok më të mirë, Aro Muric, Visar Bekaj apo Samir Ujkanin, Halimi zgjodhi portierin e Tiranës shkaku që ishte me të edhe te Kosova U19 dhe U21.
“Me Aron më ka rënë më pak, kurse Visarin e Ujkanin i kam shok të mirë. Visarin e njoh moti kohë sepse kemi qenë te Kosova U19 dhe U21, dhe gjithmonë kemi qenë cimera të dhomës”.























