Tiranë, mbërrijnë edhe 375,000 doza të vaksinës Pfizer
Në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme 375,000 doza të vaksinës Pfizer.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer. Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në ISHA 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë”, theksoi Manastirliu.
Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Gjithashtu vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, po vijon për të gjithë personat +18 vjeç./atsh























