A po bëhet gati Vuçiq për njohjen e Kosovës?
BKT
Lajme

A po bëhet gati Vuçiq për njohjen e Kosovës?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i shqetësuar, për siç ka deklaruar ai “situatën në Bosnjë dhe dhe gjithçka që mund të ndodhë – natyrisht jo me veprim të pavarur, por me mbështetjen e atyre që krijuan shtetin e Kosovës”.

Në pyetjen se a po përgatitej ta njihte Kosovën, ai u përgjigj kategorikisht: “Jo! Shkurt dhe qartë”.

Vuçiq në një intervistë për gazetën “Novosti” duke folur për temat më aktuale ekonomike dhe politike dhe qëndrimin e Serbisë, thotë se më së shumti është i shqetësuar për situatën në rajon dhe presionet e jashtme. 

Ndërkaq, dje ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka thënë se presidenti serb e ka nënshkruar vetë dokumentin ku kërkohet që Izraeli ta njoh Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme