Osimhen nuk luan në Kupën e Afrikës, jashtë listës së Nigerisë
BKT
Sport

Osimhen nuk luan në Kupën e Afrikës, jashtë listës së Nigerisë

Nigeria do të jetë në Kupën e Afrikës pa shërbimet e Osimhen.

Ylli i skuadrës së Napolit nuk do të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në futbollin afrikan.

Tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur se Osimhen nuk është përfshirë në listën e Nigerisë për Kupën e Afrikës.

Lojtari ishte në dyshim tash e disa ditë, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.