20:06 / 31.12.2021
Kurti uron Vitin e Ri me një foto familjare
Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri. Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një foto familjare.
“Me gjyshen dhe gjyshin, nga Lea, Rita dhe unë: Gëzuar 2022!”, shkroi ai.
Ndërkohë më herë nëpërmjet adresimit tradicional të kryeministrit për fundvit, Kurti është zotuar se gjatë vitit të ardhshëm qeveria “do të vërë binarët e shtetit ligjor, aty ku do të duhej të ishte vendosur shumë moti”.
Kurti ka lavdëruar gjithë punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga ai në vitin 2021.
























