14:28 / 01.01.2022
Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati mes Arsenalit dhe Cityt
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes skuadrës së Arsenalit dhe asaj të Manchester Cityt, ku momentalisht nikoqirët gjejnë vetën në avantazh prej një goli.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Arsenalit është në epërsi prej 1:0 kundër Manchester Cityt, përmes golit të shënuar nga Bukayo Saka.
Pas një asistimi të mbrojtësit Kieran Tierney, Saka arrin të kalojë “Topçinjtë” në epërsi në minutën e 31’ të ndeshjes.
Pjesa e parë mbyllet me golin e vetëm të shënuar nga Tierney.
Rezultati momental është 1:0 në favor të Arsenalit.























