20:52 / 01.01.2022
Aktori Kreshnik Ibrahimi në prag të ndërrimit të moteve ndihmoi 20 familje
Aktori Kreshnik Ibrahimi, në prag të ndërrimit të moteve, ndihmoi 20 familje në komunën e Gjakovës, Deçanit dhe të Malishevës.
Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi, ka mbajtur 3 shfaqje-komedi në qytetin e Deçanit, Malishevës dhe, së fundi, Gjakovës, me qëllimin humanitar, ndihmë familjeve në nevojë
Të hyrat nga këto shfaqje i ka dërguar për familjarët nevojtarë në komunat e lartcekura. Përveç pakove ushqimore, aktori i njohur si 'Tigri', këto familje i ka ndihmuar edhe me të holla.
Pesë familje janë ndihmuar në Malishevë dhe 8 familje tjera janë ndihmuar në Deçan. Ndërsa sot janë ndihmur 7 familje në komunën e Gjakovës.
Aktori, për këtë veprim humanitar, ka falënderuar Zotin dhe publikun.























