Investimet e huaja direkte në industrinë nxjerrëse, 51 milionë euro
BKT
Shqipëri

Investimet e huaja direkte në industrinë nxjerrëse, 51 milionë euro

Investimet e huaja direkte në industrinë nxjerrëse regjistrojnë vlerën 51 milionë euro, në tremujorin e tretë të vitit 2021, dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në total për 9-mujorin e vitit 2021, industria nxjerrëse mbetet sektori që ka tërhequr më shumë investime të huaja, me 147 milionë euro ose 21% të totalit.

Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare këtë vit duket se ka nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri, sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri