Reali e nis keq vitin 2022, humbet nga Getafe
Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Getafes dhe gjigandit spanjoll Real Madrid, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të La Ligas.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Real Madridi e ka filluar vitin 2022 në mënyrën më të tmerrshme, duke pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga Getafe.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Getafen e realizoi sulmuesi 24 vjeçar Enes Unal në minutën e 9’ të ndeshjes.
Po ashtu, skuadra e Getafes ia ndali hovin e fitoreve Real Madridit, ku ky i fundit kishte 11 ndeshje radhazi pa humbje në La Liga.
Me tre pikët e reja, skuadra e Getafes ngjitet në pozitën e 16 në tabelë me gjithsej 18 pikë, kurse Real Madridi vazhdon ta kryesojë tabelën me gjithsej 46 pikë, tetë sosh më shumë se vendi i dytë Sevilla.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Getafes.























