Mbi 2 mijë fluturime u anuluan në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Mbi 2 mijë fluturime u anuluan në Shqipëri

Drejtor i përgjithshëm i Eurocontrol, agjencisë europiane për sigurinë e fluturimeve, Eamonn Brennan thotë se Shqipëria gjatë 2021, u prek vetëm -8% nga anulimet e fluturimeve si pasojë e pandemisë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Brennan e shoqëron me raportin vjetor të Eurocntrol nga rezulton se Shqipëria në 2021, krahasuar me vitin 2019 pati vetëm 2000 anulime fluturimesh.

Shqipëria krahasuar me Irlandën apo Anglinë pati një dëm shumë herë më të vogël në industrinë e fluturimeve.

Raporti vjetor i Eurocontrol rendit në vend të parë me 1,3 milion fluturime të anuluara Britaninë e Madhe pasuar nga Gjermania me 1 milion.

Si pasojë e pandemisë kompanitë ajrore në Europë gjatë 2021 shënuan një humbje prej 18.5 miliardë euro.


MË SHUME NGA Shqipëri