Zjarr në objekt servisimi automjetesh në Prishtinë
Paraditen e së hënës, në lagjen "Lakërishte" në Prishtinë, ky objekt u përfshi nga një zjarr i madh. Fatmirësisht të lënduar nuk pat, por pati shumë dëme të biznesit.
Pronari i biznesit, Mejdi Rexhepi i cili mori edhe tretman mjekësor për shkak të asfiksimit që mori nga flakët, kishte tentuar që i vetëm t'i nxjerrë jashtë veturat nga punëtoria.
"Prej momentin që e kam mbyllur lokalin kam shkuar te kojshia me pi një kafe ka edhe dikush m'ka lajmeru që i ka hyrë flaka, jemi munduar me shymë zjarrin me i qit kerret jashtë", tha Mejdi Rexhepi- pronar i vullkanizorit.
“Po po kemi hyrë edhe brenda me ndalu jermin.Të gjitha pajisjet për rregullimin e veturave në vlerë prej mijëra euro janë djegur. Pronari beson se shkaktar ishte rryma. Prej kapormanit, prej rrymës, kemi mbërri me i shpëtua tri vetura e katërta ka mbetur brenda plus mjetet janë djegur komplet, dëmet janë dikund 13 mijë euro”, vazhdoi ai
Inspektori për parandalimin e zjarreve, Muharrem Beka, tregon dyshimet e para që kanë shkaktuar këtë rast.
"Është një zjarr i brendshëm nuk dyshohet se është zjarrvënje e qëllimshme, është proces mjaftë i vështirë sepse objekti është shumë i vjetër dhe instalimet elektrike janë mjaftë të vjetra, do të bëjmë përpjekje që të gjejmë shkaktarin".
Për të parë nga afër rastin, ishin edhe njësia e hetimeve të cilët edhe morën prova nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, përmes telefonit i tha RTK-së, që palët nuk duhet të konstatojnë para se të bëhen hetimet finale, ndërkaq ekipet e kësaj kompanie kanë marrë provat për të dalë më vonë me një vendim. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/1571937276510536/























