Onana kompleton testet mjekësore te Interi
BKT
Sport

Onana kompleton testet mjekësore te Interi

Andre Onana ka kompletuar me sukses testet mjekësore te Interi, transmeton Telegrafi.

Portieri kamerunas do t’i bashkohet skuadrës italiane si agjent i lirë.

Sipas asaj që raporton SkySports, ai tashmë ka kompletuar testet mjekësore dhe prezantimi do të bëhet pak çaste më vonë.

Onana nuk do t’i bashkohet kampionit të Serie A në këtë afat, pasi ende është nën kontratë me Ajaxin.

Por, me të përfunduar ky edicion, kamerunasi do të veshë fanellën e Interit, duke luajtur nga edicionin 2022/23.

Onana pritet të jetë zgjedhja e parë e Interit, pasi Samir Handanovic është në perëndim të karrierës.