Covid 19, Shqipëria mbi 2.4 milionë vaksinime
BKT
Shqipëri

Covid 19, Shqipëria mbi 2.4 milionë vaksinime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, informoi se deri më 3 janar në Shqipëri janë kryer 2 411 659 vaksinime në total.

Vetëm të hënën, sipas Manastirliut, u kryen 4 427 vaksinime.

Numri total prej 2 411 659 vaksinime, përfshin edhe vaksinimet e kryera jashtë vendit.

Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Gjithashtu vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, po vijon për të gjithë personat +18 vjeç./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri