Rifillon shkolla, Kushi: Kujdesit të shtuar kundër pandemisë
BKT
Shqipëri

Rifillon shkolla, Kushi: Kujdesit të shtuar kundër pandemisë

Ndërsa ju ka uruar shumë suksese dhe një vit të mbarë, ministrja e arsimit, rinisë dhe sporteve Eviis Kushi, në prag të fillimit të sezonit dimëror, u ka kujtuar edhe një herë nxënësve dhe mësuesve nevojën e kujdesit të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë.

"Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë" shkruan zonja Kushi në një mesazh drejtuar atyre. 

"Të dashur nxënës,
Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t'u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.
Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura, por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin. 
Ndërkohë dua t'ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.
Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!", shkruan zonja Kushi./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri