18:18 / 04.01.2022
Robin Krasniqi dhe Marigona celebrojnë dashurinë në event privat
Robin Krasniqi është boksieri që përveq karrierës së tij së fundi bëri bujë së pari me lidhjen e më pas me fejesën me bukuroshen Marigona Krasniqi.
Para se boksieri ta zyrtarizonte lidhjen e tij me të, ai nuk u shfaq për asnjë moment krah saj.
Ishte pikërisht ai i cili ju dha fund thashethemeve dhe u fejua me gazetaren dhe modelen.
E tashmë kur e gjithë publiku e di për ciftin ata nuk ngurojnë aspak të shfaqin imazhe krah njëri tjetrit.
Së fundi boksieri ka publikuar një video ku shihet duke e mbajtur për dore modelen, dhe të dy të veshur shumë me klas.
Çifti kanë celebruar dashurinë e tyre në një event privat.
Si duket dyshja janë duke e shijuar shumë fejesën e tyre dhe dashuria ka triumfuar në mesin e tyre.

























