21:13 / 04.01.2022
Rriten rastet edhe te Milani, një tjetër lojtar del pozitiv me Covid-19
Një tjetër rast me Covid-19 është raportuar nga ekipi i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një deklarate zyrtare në faqen e saj.
Në të nuk bëhej publik identiteti i personit, por bëhet fjalë për një lojtar të ekipit. “AC Milan njofton se pas kontrolleve të kryera, një lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente shëndetësore”, thuhej në deklaratën e Milanit.
Ndërkohë ky nuk është i vetmi rast me Covid-19 te Milani, pasi më parë pozitiv ka rezultuar edhe portieri Tatarusanu.























