Laporta bën tifozët të ëndërrojnë: Do të blej Haaland në verë
BKT
Sport

Laporta bën tifozët të ëndërrojnë: Do të blej Haaland në verë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se klubi i tij do jetë në gjendje të blejë Erling Haaland këtë verë, pasi ai e ka bërë sulmuesin e Borussia Dortmundit objektivin e tij kryesor për merkaton e verës.

Edhe pse ndodhet në vështirësi ekonomike, Laporta këmbëngul se katalanasit do të kenë paratë e nevojshme për të transferuar norvegjezin në verë. “Do të nënshkruaj me Haaland verën e ardhshme”, besohet se u ka thënë Laporta kolegëve me dyer të mbyllura.

Laporta ka punuar tashmë dhe ka folur me agjentin e Haaland, Mino Raiola, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Ka shumë aspekte në planin e Laportës për të bindur Haaland, dhe një prej tyre është se ai do të ishte ylli kryesor i ekipit dhe ata do të ndërtonin rreth tij.

Nuk është sekret që Real Madridi është një tjetër prej admiruesve të mëdhenj të Haaland-it, por ai ka të ngjarë të jetë më pak yll, si në aspektin sportiv ashtu edhe jo sportiv. Te Los Blancos ai do të ketë një skuadër me më shumë emra të mëdhenj dhe ndoshta edhe Kylian Mbappe.

Kështu, Laporta ka besimin e plotë se Haaland do të transferohet te Barcelona dhe ai do të kthehet në yllin më të ri të katalanasve.