‘Peaky Blinders’, publikohet traileri i sezonit të 6-të
BKT
Magazina

‘Peaky Blinders’, publikohet traileri i sezonit të 6-të

Fillimi i vitit 2022 flitet të jetë nisja e “Peaky Blinders” me sezonin e tij të 6-ë.

Aktori Cillian Murphy është kthyer si Tommy Shelby, duke kërkuar një mjet që klani titullar me bazë në Birmingham të pushojë më në fund.

Po ashtu, janë kthyer edhe emrat e njohur si Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor-Joy dhe Sophie Rundle. Ndër të tjera, shfaqet edhe Stephen Graham.

Helen McCrory ndërroi jetë në prill të këtij viti ndaj fati i Pollyt nuk bëhet i ditur në trailerin e publikuar.

“Pas vonesës së detyrueshme të prodhimit për shkak të pandemisë Covid-19, ne e gjejmë familjen në rrezik ekstrem dhe aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Besojmë se ky do të jetë seriali më i mirë nga të gjithë dhe jemi të sigurt që fansat tanë do ta pëlqejnë atë. Ndërkohë që serialit do t’i vijë fundi, historia do të vazhdojë në një formë tjetër”, u shpreh Steven Knight mbi sezonin e gjashtë.

Sezoni i gjashtë i “Peaky Blinders” është shkruar nga Knight, ndërsa Anthony Byrne kthehet si regjisor duke drejtuar sezonin e pestë me një vlerësim të madh dhe Nick Goding si producent.

Krijuar dhe shkruar nga Knight, drama u transmetua për herë të parë në “BBC Two”, tetë vjet më parë, duke fituar BAFTA për Dramën më të Mirë në sezonin e tij të katërt dhe më pas duke u zhvendosur në BBC One në vitin 2019 me audiencë mbi shtatë milionë.

Producentët ekzekutivë përfshijnë emra si Caryn Mandabach, Steven Knight, Jamie Glazebrook, David Mason, Anthony Byrne dhe Cillian Murphy.

Seriali 6 transmetohet edhe në Netflix.


MË SHUME NGA Magazina