E katërta radhazi për Lakers, Suns vazhdojnë me fitore
NBA ka prodhuar ndeshje të tjera interesante në mesnatë.
Los Angelos Lakers kanë arritur fitoren e katërt radhazi, pasi kanë mposhtur Sacramento Kings 122-114.
Edhe në këtë duel, koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Lebron James i cili realizoi 31 pikë, pesë kërcime e pesë asistime në 36 minuta të luajtura.
Tek skuadra e Sacramentos më i dalluari ishte De’Aaaron Fox i cili shënoi 30 pikë në 33 minuta të luajtura.
Në 39 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Lakers kanë një bilanc 20-19, gjersa Sacramento 16-23.
Në anën tjetër edhe Suns ka vazhduar me fitore, pasi ka triumfuar ndaj New Orleans Pelicans 123-110.
Devin Booker ishte edhe një herë protagonisti i ndeshjes pasi realizoi 33 pikë, duke shtuar edhe nëntë kërcime e katër asistime në 32 minuta të luajtura.
Tek skuadra e Pelicans më i dalluari ishte Devonte’ Graham me 28 pikë të shënuara.
Suns me këtë fitore tani kanë një bilanc 29-8, gjersa Pelicans kanë dëshpëruar deri më tani këtë sezon me një bilanc 13-25.























