11:22 / 05.01.2022
Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese mblidhet me 18 janar
Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 18 janar në orë 10:00 për të shqyrtuar çështjen për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “më 18 janar do shqyrtohet çështja me objekt “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Kuvendi miratoi në seancën e 9 shtatorit 2021 me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Në raportin përfundimtar të Kuvendit prej 96 faqesh, Komisioni Hetimor ka renditur shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Meta./atsh























