Aktorja e njohur rezulton pozitive me Covid-19
BKT
Magazina

Aktorja e njohur rezulton pozitive me Covid-19

Aktorja e njohur, njëherit fituesja e çmimit “Oscar”, Lupita Nyong’o është bërë artistja e fundit e cila ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kështu, asaj i është dashur që t’i anulojë intervistat për filmin e saj të ri “The 355”.

Vet Nyong’o e bëri të ditur këtë lajm.

“Edhe unë rezultova pozitiv me Covid-19. Jam e vaksinuar dhe tashmë jam izoluar, besoj që do të bëhem mirë. Ju lutem, bëni çfarë të keni mundësi të mbroni vetën dhe të tjerët”, ka thënë aktorja.


MË SHUME NGA Magazina